E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lamtumirë Amy

Këngëtarja Amy Winehouse ka ndërruar jetë të shtunën në 16 të pasdites, në banesën e saj në Londër. Ende nuk dihen shkaqet e vdekjes së saj. Ajo ishte 27 vjeç dhe mjekët disa herë gjatë muajit qershor e kishin lutur për ta lënë alkoolin. Nga Express më 23 korrik 2011 në ora 18:20

Amy Winehouse është gjendur e vdekur në shtëpinë e saj në Londër, kanë shkruar mediet angleze.

Këngëtarja e hitit “Back To Black” thuhet se është gjendur e vdekur në orën 16:00 në banesën e saj në Londër dhe ende nuk dihen shkaqet e vdekjes së saj.

Winehouse ishte takuar në fillim të kësaj jave me famulleshën e saj Dionne Bromfield, me të cilën ishte rrëfyer për diçka përderisa nuk kishte mundur të këndonte në festivalin e “iTunes”, që po ashtu u mbajt këtë javë.

Përderisa ajo nuk kishte bërë ndonjë këngë të re, Winehouse i kishte thënë Dionnes së është duke e përgatitur një album.

“Amy e kishte marrë papritur mikrofonin në një koncert dhe kishte thënë para masës së ajo do të bënte një album për adhuruesit e saj”, kishte thënë një burim.

Gjendja shëndetësorë e Winehouse nuk ishte e mirë për shkak se ajo kishte anuluar disa koncerte në Evropë, përderisa paraqitja e saj në koncertin në Beograd ishte aq e tmerrshme, saqë turma e kishte fishkëllyer atë për disa orë. Kjo kishte bërë që ajo ta kuptojë realitetin se nuk është mirë me shëndet.

Pas kësaj ajo kishte anuluar disa koncerte nëpër Evropë, edhe pse kishte lënë mijëra adhurues të saj duke e pritur.

Zëdhënësi i këngëtares kishte thënë se datat do të zëvendësohen dhe se 27 vjeçarja do të këndojë pasi të përmirësohet me shëndet.

“Amy Winehouse po i heq nga data shfaqjet e saj për shkak të shëndetit. Të gjithë dëshirojnë që ajo të këndojë, por nuk mundemi të rrezikojmë më të në skenë”, thuhej në një deklaratë të zëdhënësit të saj.

Winehouse disa herë kishte thënë se është duke punuar në albumin e saj të ri, që do të pësonte pas atij të 2006’ës “Back to Black”, e që kishte shitur miliona në të gjithë botën dhe vazhdon të shitet pavarësisht se kanë kaluar pesë vjet.

Megjithatë, Amy kishte një jetë të çrregullt dhe disa herë kishte shkuar në rehabilitim për shkak të përdorimit të drogës dhe alkoolit.

Në një intervistë në vitin 2008, nëna e saj Janis tha se nuk do të befasohej nëse vajza e saj vdes para kohe.

“E di tashmë një kohë të gjatë se bija ime kishte probleme. Por, në ekran ajo duket mirë. Megjithatë, e kuptoj se bija ime do të vdesë nëse vazhdon kështu. Ne po e shohim atë si po e vret veten dhe atë ngadalë”, kishte thënë ajo.

Tutje, nëna e saj kishte thënë se ajo nuk mund të bëjë asgjë për ta ndihmuar sepse vajza e saj nuk e pranon ndihmën. “Droga e ka bërë të vetën dhe ajo është duke shkuar drejt vdekjes”.

Ndryshe, mjeku i Amy’it i kishte thënë asaj se nëse nuk e lë alkoolin brenda dy muajve, ajo do të vdesë. Realisht Amy nuk jetoi aq sa mjeku i dha afat. I vetmi person që ajo qëndronte më të muajt e fundit ishte famullesha e saj e lartcekur dhe se ajo i dinte më së miri problemet e Amy’it.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›