E Shtunë, 31 Tetor 2026

Porti i Durrësit, policia arreston 3 të kërkuar

Rritja e fluksit të pasagjerëve që i drejtohen portit të Durrësit në sezonin turistik, po shoqërohet dhe me rritjen e tentativave të elementeve kriminale për të kaluar kufirin.

Sipas burimeve nga policia kufitare e portit të Durrësit, janë kapur në tentativë për të kaluar kufirin dhe për t`i shpëtuar organeve të drejtësisë 3 persona të kërkuar nga policia e shtetit apo interpoli, 2 persona që kanë përdorur pasaporta të ngjashme për t`iu shmangur kontrrollit policor, si dhe janë bllokuar 15 automjete të cilat dyshohen se janë vjedhur në vende të ndryshme të Europës. Krahas masave për t`i krijuar kushtet për një kalim sa më të shpejte dhe normal të pasagjerëve me 26 sportele në territorin e terminalit të pasagjerëve, janë forcuar dhe masat e kontrrollit në portin i cili ka një nivel të lartë sigurie.

Po kështu, po kontrollohet dhe lëvizja e mjeteve motorike, dhe veçanërisht lëvizja e pedalinave që kalojnë limitet e vijës bregdetare të sigurisë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›