Infeksionet gastro-intestinale, më të përhapura në verë

Infeksionet gastro-intestinale, janë më tepër të përhapura në verë. Mjekët infeksionistë thonë se gjatë kësaj periudhe, kemi shtime të rasteve të pacientëve me këto infeksione. Këto infeksione bakteriale që prekin aparatin gastro-intensinal, nuk e kanë burimin vetëm nga luhatja e temperaturave por edhe nga ushqimi i pakontrolluar si dhe pishinat, sidomos kur këto të fundit janë të pa klorifikuara. Mjekja infeksioniste Imelda Zeqo, thotë se më te prekur janë fëmijët por edhe të sëmurët kronikë për të cilët mjekja keshillon.
Problemi në këtë rast nuk qëndron vetëm tek marrja e këtyre infeksioneve, por tek mostrajtimi i duhur mjekësor i tyre. Në kohën kur qytetarët kanë nisur pushimet, në rastin e shfaqjes së simptomave, ata përdorin medikamente alternative ose i drejtohen farmacive më të afërta, për të marrë antibiotikun e parë. Në këtë rast, mjekja thotë se konsulta e parë duhet të bëhet me mjekët duke shmangur çdo antibiotik të panevojshme.
Përveç infeskioneve gastro- intesinale, vera vjenë edhe me infesksione që prekin rrugët respiratore. Në këtë rast, bluzat e bardha rekomandojnë kontollin mjekësor që në shfaqjet e simptomave të parë, duke mos neglizhuar asnjë që mund të ketë pasoja më të rënda në shëndet.