E Shtunë, 31 Tetor 2026

AK në Vlorë, Spahiu: PD-PS kanë ndarë vendin, po punojnë kundër integrimit

VLORE- Aleanca Kuq e Zi zhvilloi sot një tubim në qytetin e Vlorës. Gjatë fjalës së tij përpara mbështetësve të Aleancës, kryetari Kreshnik Spahiu akuzoi dy forcat kryesore politike se po punojnë kundër integrimit të vendit.  

Duke e cilësuar Vlorën si një bastion të patriotizmit Kuqezi, Spahiu akuzoi Partinë Socialiste dhe atë Demokratike se kanë ndarë Shqipërinë. 

“Ne sot jemi në Vlorë, perlën e Mesdheut, perlën e Shqipërisë. Jemi në Vlorën që zoti i fali gjithçka, Zoti e bekoi por Berisha dhe mallkoi. Për këtë arsye, ne kemi një mision ta ndryshojmë regjimin politik, për të ndryshuar Vlorën dhe gjithë shqiptarët. Në rast të një bashkimi dhe në rast të një integrimi ata janë të fundit e qytetit. Për këtë arsye, ne pas 100 vjetësh duhet ti japim një përgjigje, rikthimin pas 1 shekulli të një qeverisjeje kuq e zi në trevat shqiptare.”- u shpreh Spahiu.

Sipas kreut të Aleancës Kuq e Zi, Shqipërisë i nevojitet një qeverisje kombëtare, që të ketë në platformën e saj bashkimin kombëtar dhe integrimin.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›