PS, grupi i punës i programit për shëndetësinë dhuron gjak
TIRANË - Grupi i punës së programit për Shëndetësinë në Partinë Socialiste inicioi të shtunën në selinë e kësaj partie dhurimin e gjakut në mbështetje të grupeve në nevojë.
Kryetarja e Grupit të punës për hartimin e këtij programi, deputetja Klodiana Spahiu, gjatë një prononcimi për mediat uroi që kjo fushatë të vazhdojë dhe në qytete të tjera.
Sipas saj, dhurimi i gjakut nuk është vetëm një akt qytetar, por duhet të jetë detyrim për gjithkënd që e mendon që në një moment të vështirë do të ketë nevojë për këtë.
"Kjo është një fushatë sensibilizimi, të cilën e bëjmë për të gjithë qytetarët dhe do të përpiqemi që këtë seancë të dhurimit të gjakut ta organizojmë në çdo qytet", tha deputetja Spahiu.
(er.nu/BalkanWeb)