Vriten dy punëtorë në Greqi, njëri shqiptar

Lajmi bëhet i ditur nga mediat greke të cilat citojnë burime policore të kenë thënë se viktimat janë një shtetas grek 30-vjeçar dhe një shtetas shqiptar 39-vjeçar. Trupat e pajetë u gjetën nga një kalimtar i rastit.
Policia bën me dije se dy viktimat ishin qëlluar nga afër me armë zjarri teksa ktheheshin nga puna me makinën e tyre. Autorët e krimit i vunë flakën makinës porse era e fortë në ishull bëri që flakët të shuhen shpejt.
Policia greke e cila menjëherë ka nisur hetimet thotë se ka dy pista: Pista e parë është ajo e larjes së hesapeve; Pista e dytë është se viktimat mund të jenë bërë dëshmitarë të ndonjë afere dhe se ata janë eliminuar për të mos dëshmuar./Start/
2012-04-21 12:00