Mirditë, mbytet në lumë 46-vjeçari, ndërpriten kërkimet
MIRDITE - Ndërpriten kërkimet për gjetjen e 46-vjeçarit të mbytur një ditë më parë në Lumin Fan, në fshatin Simon të Mirditës.
Polumbarët e mbërritur në vendin e ngjarjes e kishin të pamundur ndërhyrjen si pasojë e terrenit të vështirë.
46-vjeçari Llesh Karica ra në lumë pasditen e djeshme, teksa tentonte të kalonte në rrugën e dëmtuar nga rrëshqitjet e dheut.
Sipas kryetarit të komunës Kaçinar, Petrit Bardhi, viktima ka rrëshqitur dhe ka rënë bashkë me kalin në lumë, duke humbur jetën.
Ditën e djeshme kërkimet për 46-vjeçarin kanë qenë të pamundura për shkak të reshjeve të dendura të shiut dhe rrjedhjes së lumit Fan.
Kryetari i komunës ka kërkuar ndihmë për gjetjen e trupit të pajetë dhe rikonstruksionin e rrugës që për më shumë se dy ditë ka izoluar krejtësisht fshatin Simon.
(er.nu/BalkanWeb)