E Diel, 1 Nëntor 2026

AK, nënave: Mësoni fëmijët që Shqipëria bëhet

TIRANË- Pas forumit rinor, tashmë edhe aleanca e vajza dhe grave Kuq e Zi.  Aleanca ka njoftuar strukturën e vet më te re me kryetare të përkohshme Florentina Xhekën, e cila sipas AK është një  personalitet i njohur në botën e biznesit.

Në një prononcim për mediat, AK bën me dije se synon depolitizimin e familjeve dhe shoqërisë shqiptare. Kuqezinjtë janë ndryshe nga forumet e partive politike- thonë përfaqësues të AK.

Sipas tyre, aleanca u drejtohet me apel nënave dhe grave shqiptare të jenë këmbëngulëse në edukimin e fëmijëve. Mësojuni fëmijëve që Shqipëria mund të bëhet. Nënat emigrante tu mësojnë fëmijëve shqip- thonë më tej përfaqësuesit e AK.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›