E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet,17 vjet në kërkim për vrasje

Autori i një vrasjeje të kryer para 17 vjetësh është arrestuar sot nga policia e Tiranës.

Në një deklaratë për shtyp, policia njoftoi se ka bërë arrestimin e të shumëkërkuarit Qamil Pepmarku, 44 vjeç, i dënuar me 18 vjet burg për një vrasje që e kishte kryer në vitin 1994, në Mat.

Sipas policisë, Pepmarku ka vrarë me thikë Ibrahim Lleshin, në 18 shkurt të vitit 1994.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›