Trafiku i drogës, përplasje me armë mes policisë dhe katër personave

Pika kufitare Qafë Botë
Katër persona të cilët po transportonin lëndë narkotike nga Shqipëria për në Greqi kanë shkëmbyer zjarr me policinë greke shumë pranë pikës doganore të Qafë Botës.
Dyshohet se trafikantët janë shqiptar dhe ata po kalonin nga Shqipëria për në Greqi një sasi prej 337 kg majiuanë.
Pasi kanë qëlluar ndaj policisë greke ata janë larguar duke kaluar në tokën shqiptare.
Policia greke bën me dije se katër persona të dyshuar shqiptar kanë tentuar të fusin në shtetin e tyre lëndën narkotike por mbi bazën e sinjalizimit të një qytetari grek ata kanë mundur të zbulojnë këtë gjë.
Për këtë ngjarje është njoftuar dhe policia shqiptare e cila ka nisur hetimet për zbardhjen e saj.