E Diel, 1 Nëntor 2026

AK, peticioni firmoset nga shqiptarët e Italisë

ITALI- Dhjetëra shqiptarë në Itali janë shprehur në mbështetje të Aleancës Kuq e Zi, duke kundërshtuar regjistrimin e popullisë mbi baza etnike e fetare.

Përfaqësuesit e aleancës, ashtu si kishin njoftuar më parë, pas xhiros së bërë nëpër qytetet e vendit, në mbledhje të firmave për peticioni që kundërshton këtë lloj regjistrimi kanë krijuar një degë tjetër të saj për shqiptarët të cilët jetojnë në emigrim.

Stacioni më i fundit ka qenë Parma e Italisë, ku 2 mijë emigrantë shqiptarë kanë firmosur peticionin kundër regjistrimit të popullsisë mbi baza etnije dhe feje.

Sipas të dhënave nga vetë përfaqësuesit e Aleancës, emigrantët shqiptarë kanë dhënë mbështetjen e tyre në këtë nismë patriotike, duke uu deklaruar prerë se kombësia nuk shitet.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›