Gjoncaj KZAZ 49 vonese e qellimshme per te deformuar rezultatin

Mbledhja e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve eshte shnderruar ne debat mes perfaqesuesve te PS dhe PD ne lidhje me KZAZ nr 49 e cila i perket njesise 5 ku akoma nuk ka nje tabele permbyllese te rezultateve pavaresisht se kane kaluar 48 ore nga perfundimi i procesit te numerimit.
Perfaqesuesi i Partise Socialiste ne KQZ Genci Gjoncaj duke kerkuar nderhyrjen e KQZ-se ne kete pike tha se kjo eshte nje vonese e qellimshme per te deformuar rezultatin e dale nga zgjedhjet e 8 majit.
Une do te kerkoj shkarkimin e 4 komisionereve te papergjegjshem qe po pengojne dhe deformojne procesin ne KZAZ 49. Grupet e numerimit kane numeruar gjithkush e ka pare rezultatin e dale nga KZAZ ndaj duhet te certifikohet ajo cka qytetaret e Tiranes kane vendosur me vullnetin e tyre tha Gjoncaj.
Gjithashtu me kerkesen e PS KQZ miratoi shkarkimin e kreut te KZAZ 49 dhe zevendesimin e tij me nje tjeter.