Debat për Tiranën,Gjonçaj:Vonesat,të qëllimshme
TIRANE- Debate ne Komisionin Qëndror te Zgjedhjeve ne mbledhjen e sotme, ku pritet vendimi per Tiranen.
Ne fillim te mbledhjes, perfaqesuesi i PS-se, Genc Gjoncaj ka kerkuar shkarkimin e menjehershem te komisionereve te djathte ne njesine 5, te cilet sipas tij po bllokojne ne menyre te qellimshme procesin e hartimit te talebave perfundimtare.
“Jam drejtuar me kërkesë zyrtare që nuk u shqyrtua asnjëherë, jam drejtuar me shkrim. KZAZ 49 ka përfunduar procedurat për numërimin dhe kjo KZAZ nuk po merr miratimin e tabelës përmbledhëse”- tha ai.
Subashi
Te njejtin shqetesim ka ngritur edhe anetarja e KQZ, Deshira Subashi, e cila e ka quajtur te pakuptimte mosnderhyrjen e KQZ. “Kemi nje kerkese per nderhyrje ne adresen tone nga KZAZ 49. Dua te di pse nuk na behem me dije keto nderhyrje, ne menyre qe edhe ne te bejme detyren tone”- tha ajo, duke kerkuar qe KQZ te informoje ne oren 12.00 per kete problem.
Kosovrasti
Perfaqesuesi i PD-se ne kete KQZ, Njazi Kosovrasti i ka quajtur fjalet e Gjoncajt patetike, duke i quajtur deklarimet dhe akuzat ndaj se djathteve ne kete KZAZ te pamotovuara dhe te pabaza.
“Pse nuk na thoni cfarë po ndodh në KZAZ numër 52 ku komisionerët tanë kërkojnë një të drejtë legjitime dhe aty komisionerët tuaj ua mohojnë dhe shkaktojnë tensione. E më kërkoni të merrem unë me KZAZ nr 49, ne ndërhymë aty dhe bëmë mirë kur ndërhymë për fletët e kontestuara, por pretendimet nuk janë sic i thoni ju, por të kundërta. – tha ai.
Shkarkohet kreytari i KZAZ 49
KQZ vendosi sot paradite shkarkimin e kryetares së KZAZ numër 49, z. Eduart Ahmeti me kërkesë të PS dhe miratoi emërimin e znj. Enkelejda Omerit.
Sot KQZ pritet të miratoje sot nje akt per te verifikuar te gjitha procesverbalet e 485 kutive te votimit ne Tirane.
Sipas aktit qe iu shpernda dje anetareve te KQZ-se, ne fillim do te krahasohen rezultatet ne tabelen permbledhese me ato origjinale te KZAZ-ve dhe me pas, nese verehen mosperputhje do t’i raportohen KQZ-se.
Dje, Partia Socialiste kerkoi me kembengulje te nxirret sa me shpejt rezultati zyrtar, ne menyre qe KQZ-ja te beje certifikimin e fituesit per Tiranen.
Po dje, kryetari i KQZ-së Arben Ristani deklaroi se ky institucion do të ndërmarrë një vendim 48 orë pasi të mbërrijë edhe tabela e fundit nga KZAZ-ja.