AK prezanton programin për tregun mbarëshqiptar
Kryetari i Aleancës KuqeZi, Kreshnik Spahiu u ndal në disa pika të rëndësishme të programit dhe vizionit kuqezi për ekonominë shqiptare.
Ai vuri theksin tek riindustrializimi dhe strategjia e rimëkëmbjes ekonomike mbarëkombëtare e cila bazohet në udhën e re, ose sikundër njihet ne sektorin ekonomik “rruga e tretë”. “Rruga e tretë është kundër socializmit ndërkombëtar dhe kapitalizmit liberal. Në “rrugën e tretë”, shteti duhet të luajë një rol aktiv në ndërmjetësimin midis klasave, të inkurajojë arritjen e fitimeve private dhe ofrojë shumë nxitje ndaj bizneseve, por kërkon gjithashtu që si shpërblim i gjithë aktiviteti ekonomik t’i shërbejë interesit kombëtar” , delaroi Spahiu.
Duke u ndalur më tej në detajet teknike të programit, ai u shpreh se “Këtë system ekonomik Aleanca KuqeZi do të zbatojë me ardhjen e saj në pushtet për rimëkëmbjen e ekonomisë shqiptare me qëllim rritjen e pasurisë dhe mirëqënies kombëtare, nëpërmjet ndërhyrjeve qeveritare në ekonomi, duke ndryshuar strukturën e ekonomisë shqiptare dhe aftësimin për sfidat e shekullit të XXI, duke e kthyer në ekonomi eksporti, duke mundësuar kthimin e emigrantëve dhe duke unifikuar realisht tregun kombëtar Shqipëri, Kosove, Maqedoni dhe Mali I Zi”, deklaroi.
Spahiu bëri të ditur përpara ekspertëve dhe profesionistëve të pranishëm në tryezë se Aleanca KuqeZi do të ngrejë institucionin teknik “Bordi i Inteligjencës Ekonomike” i cili do të menaxhojë programin eknomik stratëgjik dhe që do të jetë i përbërë nga ekspertë profesionistë vendas dhe themelet e para për këtë institucion tashmë kanë nisur. Bursa e Tiranës deklaroi-Spahiu-do të jetë një detyrë immediate e qeverisë së aradhshme vijoi Spahiu, pasi mungesa e kësaj bursë ka sjelle dhe mungesën e kapitalit të madh. “Bursa është parlamenti i ekonomisë dhe zemra e kapitalizmi, vetëm nëpërmjet bursës do të arrihet që populli të jetë aksioner i pasurive kombëtare, vetëm nëpërmjet bursës do të konsolidohet ekonomia e të gjitha trojeve shqiptare dhe do të rritet interesi për investimet e brendshme në koorporatat e medha” vijoi. /Start/
2012-05-15 14:18