Dështojnë bisedimet, Greqia në zgjedhje të parakohshme

Lideri i Pasokut, Evangelos Venizelos, tha se bisedimet për krijimin e një koalicioni qeveritar dështuan dhe se vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Të mërkurën do të emërohet një qeveri teknike për të cuar vendin në zgjedhje të parakohshme.
Zgjedhjet e parakohshme parashikohet të mbahen me 10 ose 17 qershor. Sondazhet e fundit tregojnë se koalicioni radikal i majtë, Syriza, nga 16% të votave që fitoi me 6 maj do të shkojë në 28% të votave. Kjo do ta bëjë atë partinë e parë në vend dhe do t’i japë të drejtën të zgjedhë kryeministrin e ri pas koalicionit me një tjetër parti.
Syriza është shprehur vendosmërisht kundër masave shtrënguese, ndërsa Brukseli në krahun tjetër është kundërpërgjigjur duke thënë se nëse Athina nuk përmban zotimet, do t’i pezullojë kredidhënien. Kjo do të çonte automatikisht në falimentimin e Greqisë. Bankierët Evropianë tashmë kanë filluar të përgatisin një plan B, atë të daljes së Greqisë nga Eurozona.
Paqëndrueshmëria politike në Greqi po përjetohet me rënie të vazhdueshme në bursat ndërkombëtare çka po trondit edhe ekonomitë e tjera të Eurozonës.
/Start/F. Prroni/
2012-05-15 15:14