Topalli-Çiçek: Rritje të marrëdhënieve ekonomike Shqipëri-Turqi

Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli dhe homologu i saj turk Xhemil Çiçek vlerësuan si të shkëlqyera marrëdhëniet mes dy vendeve, ndërsa theksuan se ato duhet të intensifikohen edhe më tej. Në një konferencë të përbashkët për shtyp, kryetari i Asamblesë së Madhe Popullore të Turqisë, Çiçek theksoi se Turqia do të mbështesë Shqipërinë për tu pozicionuar në vendin e merituar, ndërsa vlerësoi se forcimi i marrëdhënieve Turqi-Shqipëri është garant për rritjen e sigurisë dhe stabilitetit në rajon.
Ndërkohë numri një i parlamentit turk ka theksuar se do t`i kërkohet qeverive përkatëse rritje e bashkëpunimit ekonomik, ndërsa shtoi se vendi i tij do të vazhdojë të lobojë për njohje të reja të pavarësisë së Kosovës.
“Shpreh kënaqësinë time për kët vizitë zyrtare sëbashku me delegacionin parlamentar. Kënaqësi që vizita korrespondon dhe me 100 vjetorin e pavarësisë, uroj që pavarësia e shqipërisë të jetë e përjetshme. Mes dy vendeve tona ka lidhje të ngushta vëllazërore. Të dy jemi vende ballkanike, për ne është me rëndësi ruajtja e paqes dhe qetësisë në Ballkan dhe për këtë vend kyc është Shqipëria. Forcimi i marrëdhënieve tona rrit sigurinë në Ballkan, ka shumë shtetas turq dhe qytetarë që janë me origjinë shqiptare, po kështu vendet tona kanë edhe lidhje të forta historike dhe kulturore. Turqia është gjithmonë në bashkëpunim dhe bashkëpunon në shumë cështje, si ajo e Kosovës. Turqia do të mbështesë Shqipërinë sic bëri në NATO. Ka pasur zhvillime të mira dhe në zhvillimin e marëdhënieve ekonomike. Është i gëzueshëm fakti se bashkëpunimi vazhdon në arsim, tregëti etj. Po kështu do të synojmë forcim të marrëdhënieve ndërparlamentare”tha ai.
Nga ana e saj, kryeparlamentarja Topalli se marrëdhëniet mes dy vendeve bazohen në një traditë të gjatë historike, kulturore, ekonomike dhe tregëtare, por sipas saj këto duhet të materializohen edhe më tej.Ajo gjithashtu është shprehur se Turqia është një parner startegjik i Shqipërisë.
“Folëm për marëdhqëniet e shkëlqyera mes dy palëve. Turqia është një partner strategjik rajonal. Marrëdhëniet e shkëlqyera politike dhe miqësore janë përkthyer në një katëfishim të tregut mes dy vendeve tona. Vizita e tij në kuadër të 100-vjetorit, i shoqëruar dhe nga deputetë me origjinë shqiptare. Falenderojmë për mbështetjen në rritjen e njohjeve të pavarësisë për Kosovën. Folëm për intesifikimin e mëtejshëm të marëdhënieve mes vendeve tona” u shpreh Topalli.
Ndërkaq kryeparlamentarja Topalli sëbashku me Cicek dhe delegacionin parlamentar që e shoqëron do të zhvillojnë një vizitë në Shkodër. Vizitës së Çicek shumë shpejt pritet ti përgjigjet dhe zonja Topalli, pas ftesës që mori nga homologu turk.