Topalli- Çiçek: Bashkëpunim edhe më me Turqinë

Konferenca e përbashkët për shtyp, u shoqërua me tone vëllazërore, teksa u vlerësuan si të shkëlqyera marrëdhëniet midis dy vendeve. Kryeparlamentarja Topalli tha se Turqia përveç se një shteti, është edhe një partner strategjik për Shqipërinë.
“Turqia për ne është më shumë se një partner strategjik. Turqi është një partner ekonomik që vjen pas Italisë dhe Greqisë, që ka dhjetëfishuar vitet e fundit importet. Marrëdhëniet miqësore në vitet e fundit janë përkthyer edhe në një 10-fishim të produkteve midis vendeve tona”, theksoi ajo. Zonja Topalli tha se delegacioni parlamentar i ardhur nga Turqia kishte në përbërje edhe deputetë me origjinë shqiptare. “Më thanë se në Parlamentin turk ka rreth 50 deputetë me origjinë shqiptare. Zoti kryeministër ka pas të drejtë kur ka thënë që ka shumë gjak shqiptar në Turqi”, tha ajo. Topalli e falënderoi homologun e saj edhe për mbështetjen e dhënë nga republika turke për Kosovën.
Nga ana e tij, Çiçek, u shpreh se kjo zhvillohet edhe me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë, duke uruar që vendi ynë të ketë pavarësi të përjetshme. “Midis dy vendeve ka lidhje të ngushta vëllazërore dhe është kënaqësi që janë shtuar vizitat e nivelit të lartë. Turqia ashtu sikurse edhe Shqipëria, janë vende ballkanike. Për është shumë e rëndësishme ruajtja e stabilitetit në Ballkan dhe vendi më kyç në këtë drejtim është Shqipëria. Sa më shumë rritet bashkëpunimi midis dy vendeve, aq më shumë do të rritet siguria në Ballkan. Ka shumë shtetas dhe parlamentarë turq që janë me origjinë shqiptare. Ka lidhje të forta historike midis nesh”, tha ai.
Çiçek shtoi se do të bashkëpunohet ngushtë edhe për Kosovën. “Turqia është gjithmonë në bashkëpunim dhe vepron me vëllezërit tanë veçanërisht në çështjen e Kosovës. Turqia do të bëjë përpjekje maksimale që Shqipëria të zërë vendin që meriton dhe përmend këtu anëtarësimin në NATO. Për sa kohë që nuk ka asnjë problem politik, nuk ka pengesë për zhvillimin e marrëdhënieve ekonomike. Qëllimi i vizitës sonë është që të zhvillojmë më tej marrëdhëniet parlamentare. Këtë bashkëpunim midis dy vendeve e kemi parë në shumë takime ndërkombëtare. Unë do të jem tepër i lumtur që ta mirëpres zonjën kryetare në Turqi. Dihet që marrëdhëniet midis dy shteteve kanë shumë protokolle, por zonjës Topalli i thashë që më telefoni një javë përpara dhe do të të presë. Rrofsh miqësia dhe vëllazëria turko-shqiptare”, vijoi. /S.Ll/Start
2012-05-15 15:55