E Diel, 1 Nëntor 2026

Në SHBA çdo orë lind një fëmijë i varur nga droga

Studimi i zhvilluar nga doktorët e universitetit të Michiganit në SHBA, i  publikuar në një nga revistat më prestigjioze amerikane  “Journal of American Medical Association”, tregoi se çdo orë lind një fëmijë me sindromën e njohur si mungesë neonatale.
Sindroma e mungesës neonatale përkufizohet si simptoma e ngjashme me mungesën apo shqetësimin e shfaqur tek narkotikët kur nuk gjejnë lëndët narkotike dhe i kalohet fëmijës së porsalindur nga nëna.
Studimi tregoi se numri i fëmijëve të lindur me këtë sindrome në Amerikë gjatë viteve 2000-2009 është rritur 3 herë më shumë, dhe në vitin 2009 kanë lindur rreth 13 mijë e 539 fëmijë me këtë sindromë.

Krahas kësaj studimi i universitetit të Michiganit gjithashtu zbuloi se numri i nënave të cilat përdorin lëndë narkotike të grupit të hashashit është rritur 5 herë gjatë dhjetë viteve të fundit. 

Në deklaratën e dhënë nga drejtuesi i ekipit studiues, Dr. Stephen W.  Patrick, në lidhje me temën, bëhet e ditur se në raportin e fundit ku përfshihet periudha e 10 viteve të fundit të Qendrës për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve, vihet re një rritje me 4 herë i përdorimit të lëndëve qetësuese të llojit hashash. 

“Megjithëse studimi i bërë nuk është i mjaftueshëm për të kuptuar lëndën narkotike të përdorur nga nëna gjatë shtatzënisë, një gjë është e qartë: përdorimi i lëndëve narkotike të kësaj kategorie është rritur shumë gjatë dhjetë viteve të fundit dhe kjo shfaqet më pas tek fëmijët me sindromën e mungesës neonatale”, shprehet Patrick.

Duke pohuar se përdorimi i lëndëve narkotike të kategorisë së hashashit është shndërruar në një epidemi në SHBA, ai kërkoi nga autoritetet kontrollimin dhe kufizimin e përdorimit të këtyre lëndëve si qetësues dhimbjesh.

Sindroma e mungesës neonatale shfaqet 72 orët e para pas lindjes dhe shoqërohet me shenja si nervozizëm, të vjella, diarre, djersitje, ftohje e trupit  dhe mund të shkaktojë dhe vdekjen e fëmijës.

/Start/Aisa Kokiçi/

                                                                                             2012-05-15 15:10
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›