E Shtunë, 31 Tetor 2026

AK proteston për prishjen e parkut në Tiranë

Aktivistë të kësaj partie, në hyrje të punimeve të autostradës vendosën një poster me emrin "RRUGA: SOPATAT E BASHËS". Të indinjuar për dëmin mjedisor kuqezinjtë vendosën nga një flamur të Partisë Demokratike në cdo pemë të prerë me parullën "Na ishte një herë një park".

"Partia Demokratike po e shkatërron Shqipërinë duke i vënë kazmën dhe sëpatën parqeve kombëtare dhe duke grabitur pasuritë e vendit. Qeveria Berisha është shndërruar në një bandë e cila po plaçkit gjithçka nga pasuria jonë kombëtare. Njeriu që qesh nga mëngjesi në mbrëmje para kamerave dhe që sot është kryebashkiaku i Tiranës është vënë në shërbim të mafies së biznesit klientelist dhe po rrënon kurorën e kryeqytetit. Të gjithë ne e dimë me siguri se në këtë zonë jo gjithçka po bëhet vetëm për zgjerimin e rrugës, shumë shpejt kjo zonë do të kthehet në një kantier ndërtimi pallatesh shumëkatëshe. Ne nuk jemi kundër zhvillimit por gjithçka duhet bërë duke mbrojtur vlerat ambientale të papërsëritshme që parku kombëtare prej dekadash na ka ofruar. Vetëm më ardhjen e kuqezinjve në pushtet dhe largimi i mafies se Partisë Demokratike është shpëtimi për Tiranë dhe gjithë Shqipërinë", tha kreu i Aleancës Rinore KuqeZi, Adriatik Lapaj.

Aktivistët e Aleancës KuqeZi vendosën flamur të PD nëpër park dhe mbi fadromat e kompanisë që po ndërton rrugën duke deklaruar se: "slogani Koha për ndryshim është transformuar në Koha për shkatërrim nga njeriu i cili qeveris Shqipërinë me duar të pista". Ky grupit i dha ultimatum 2 javorë kreut të Bashkisë Lulzim Basha për të ribërë parkun kombëtar dhe ka paralajmëruar për aksione me radikale për të shpëtuar Tiranën dhe pasuritë kombëtare. Ne përfundim të protestës Policia e Shtetit, patrullat e Komisariatit të Policisë Numër 1 shoqëruan disa aktivistë të Aleancës KuqeZi. /Start/

                                                                                             2012-06-25 12:17
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›