Sekuestrohen 4 mln € prona të dy trafikantëve

Në përfundim të hetimeve, u sekuestruan pronat e dy shtetasve. Policia e Tiranës bëri me dije se janë sekuestruar pronat e shtetasit Shpëtim Kadana, 35-vjeç dhe Vasil Bajraktari, 44 vjeç, të cilat kapin një vlerë rreth 4 milion Euro, duke përfshirë 2 Hotele luksoze, ambiente biznesi, apartamente banimi, sipërfaqe toke truall etj.
“Sekuestrimi i këtyre aseteve u bë i mundur nga një hetim intensiv, profesional dhe i plotë, si dhe në sajë të një analize të hollësishme financiare të strukturave të luftës kundër krimit financiar në Policinë e Tiranës në bashkëpunim me Njësinë e Përbashkët Hetimore Task-Forcë në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë”, thekson policia.
Burime zyrtare sqaruan se shtetasi Shpëtim Kadana ka qenë anëtar i një organizate kriminale, e cila merrej me trafikun e kokainës dhe heroinës. Ky shtetas është arrestuar më datë 29.02.2012 në Romë Itali si kreu i një organizate kriminale, organizatë e cila vepronte në Romë, duke trafikuar kokainën nga Holanda dhe Belgjikë në drejtim të Italisë dhe Greqisë. Se bashku me ketë shtetas janë arrestuar në Itali edhe 12 anëtarë të tjerë të organizatës kriminale, midis tyre dhe katër shtetas shqiptarë.
Në momentin e arrestimit në Itali, në cilësinë e provës materiale, organizatës kriminale iu sekuestruan rreth 20 kilogramë kokainë, 3 pistoleta të vjedhura dhe municione të tjera. Hetimet për Pastrim parash për shtetasin Shpëtim Kadana kanë filluar në fillim vitin 2011, ndërkohë që për këtë grup kriminal, hetimet kishin filluar në vitin 2007 nga ana e Sektorit të Antimafias së Guarda Di Financa në Firenze të Itali-së, në kuadër të operacionit të koduar “CEZAR”.
Ndaj Shtetasit, Vasil Bajraktari, me vendim të datës Gjykatës se Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 7-vjet burgim për veprën penale të “Shfrytëzimit të prostitucionit në rrethana rënduese” e cila e ka bërë njohjen e Vendimit Penal datë 13.04.2007 të Gjykatës së Apelit në Torino të Italisë, e cila e ka dënuar me 8 vjet burgim për të njëjtën vepër. Nga Strukturat e Pastrimit Parave në Drejtorinë kundër Krimit Financiar në Policinë e Tiranës në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë vazhdon puna dhe po kryhen hetime intensive për identifikimin e pasurive të tjera të këtyre shtetasve dhe për persona të tjerë të implikuar në këtë procedim (familjarë apo të afërm të tyre tek të cilit mundur të kenë transferuar pasuritë e tyre), po ashtu dhe për identifikimin e pasurive, me qëllim vendosjen e sekuestros në kuadër të këtij procedimi penal. /S.Ll/Start/
2012-06-25 16:09