Berisha Do shnderrojme presidencen shqiptare te KiE ne histori suksesi
“Njëzet vjet më parë, më 6 maj te vitit 1992, në vizitën e parë jashtë vendit si President i parë i Shqiperisë së sapodalë nga diktatura më e egër që Europa kishte njohur pas luftës së dytë botërore, une paraqita përpara kësaj Asambleje të nderuar vullnetin e qeverise e popullit tim per anetaresimin e Shqipërisë në Këshillin e Europës. Kjo ëndërr, të cilën shqiptarët e kishin mbrujtur për dekada të tëra, në maj të vitit 1995 do shndërrohej në realitet; Shqipëria do të anëtaresohej në Këshillin e Europës”. Kështu iu drejtua Asamblesë Parlametare të Këshillit të Evropës, kryeministri Sali Berisha, duke evidentuar simbolikën domethënëse që ka kjo presidencë.
Ai tha se për vite më radhë si lider i opozitës shqiptare ka ndarë në këtë sallë veprimtaritë më të bukurat e më të rëndësishme të jetës politike.
Duke konsideruar pjesëmarrjen e sotme si një moment historik të veçantë ëpr Kombin Berisha u shpreh se: “Sot jam këtu si Kryeministër i Shqipërise, njërës prej demokracive më të reja të Europës, Kryetare e Komitetit të Ministrave të Këshillit te Europes. Dhe për nje koincidence po kaq simbolike, Shqipëria e merr këtë kryesi nga demokracia më e vjetër e Europës, Britania e Madhe.”- deklaroi kryeministri i cili vlerësoi suksesin e Presidencës Britanike.
Berisha: Në Shqipëri liritë e të drejta të garantuara me kushtetutë
Këtë vit Shqipëria feston 100 vjetorin e pavarësisë së saj- tha Berisha, i cili nënvizoi se: “100 vjet më parë, të shumta ishin përpjekjet që shqiptaret të mos ekzistonin si nocion politik. Këto njëqind vite, në shqiptarët kemi përjetuar copëtime te medha, pushtime te egra, spastrime etnike dhe diktatura. Por sot festojme 100 vjetorin e pavaresise së Shqipërisë si nje komb i lire, vend anëtar i Aleances se Atlantikut te Veriut, si një vend që kryeson Komitetin e Ministrave te tempullit më të vjetër të demokracisë europiane. Ky është diamanti në kurorën e 100 vjetorit të pavaresisë së vendit tim”.
Ai tha se Shqipëria është vendi ku liria dhe të drejtat janë të garantuara me kushtetutë, respektimi i te drejtave të njeriut, minoriteteve dhe vend i respektimit të tolerancës ndërfetare. Nga një vend që përjetonte izolimin më të thellë, është sot anëtar i NATO-s dhe kontribuon në misionet e saj të paqes në Afganistan e më gjërë. Shqiptarët lëvizin sot pa viza në Europë.
Berisha: Shqipëria në grupin e vendeve me të ardhura të mesme të larta
“Vendi që dy dekada më parë renditej pas Ugandës e Angolës si vendi më i varfër në bote, sot hyn në grupin e vendeve me të ardhura të mesme të larta. Shqipëria nuk është një vend i zhvilluar, por ka tregues të njëjtë me vendet e zhvilluara përsa i përket vdekshmërisë foshnjore, vdekshmërise amtare e vdekshmërisë në tërësi ashtu edhe për sa i përket aksesit në sistemin arsimor, atë shëndetësor dhe përdorimin e internetit”- vijoi më tej shefi i qeverisë shqiptare, duke shtuar se shqiptarët kanë rritur në dhjetë vitet e fundit shtëpitë e banimit duke tejkaluar edhe 5 vende të BE-së.
“Sipas regjistrimit të fundit, rezulton se shqiptaret, të cilët në vitin 2001 kishin shtëpi banimi më pak se c’kishte çdo komb tjetër në Europë në vitin 1980, gjatë dhjete viteve që shkuan, kanë arritur në këtë aspekt, nivelin e vendeve te zhvilluara. Madje, kanë tejkaluar 5 kombe anëtare të Bashkimit Europian dhe OECD-së”- theksoi ai.
Përsa i takon ekonomisë, kreu i qverisë deklaroi se ekonomia shqiptare ndonëse përballet me pasojat e krizës europiane e globale, ka ruajtur gjatë këtyre viteve të fundit një rritje të ndjeshme që në 5 vitet e fundit te marra se bashku arrin në rreth 22 përqind ose katër herë më e lartë se sa rritja mesatare e rajonit.
Kryeministri foli edhe për infrastrukturën dhe rritjen numrit të turistëve në vendin tonë.
“Shqipëria po ndërton një nga infrastrukturat me moderne në rajon. Vitin e kaluar vendi im mikpriti mbi 4 milione turiste e vizitore nga 300 mije qe kishte gjithsej ne vitin 2004”- vijoi më tej Berisha.
Berisha: Integrimi, projekt madhor i shqiptarëve
Kreu i qeverisë shqiptare shprehu angazhimin e qeverisë së tij për procesin e integrimit në BE si projekti më madhor i Shqipërisë
“Shqipëria është e angazhuar në procesin e integrimit të saj në BE si projekti më i mirë për të ardhmen e saj e të qytetareve shqiptarë. Ne e kemi konsideruar e do vijojmë ta konsiderojmeë këtë si njëproces të bazuar tërësisht mbi meritë. Disa probleme të brendshme e ngadalësuan ateë për ca kohë, por më së fundi këto probleme po marrin zgjidhjen e tyre dhe vendi do të ecë në mënyrë të pandalshme drejt BE-së”-garantoi ai.
Berisha: Presidenca shqiptare e KiE-së e angazhuar për të promovuar vlerat
Duke e konsideruar të vështirë, por të sukesshëm udhëtimin e Shqipërisë në këto dy dekada pers ai takon ndërtimit të idealeve të lirisë, demokracisë dhe shtetit ligjor, ai i shprehu mirënjohjen Këshillit të Europës për ndihmën e çmuar të partneritetit dhe angazhimin për bashkëpunimin në 6 muajt e Presidencës shqiptare për të promovuar vlerat e përbashkëta nën moton “Të bashkuar në diversitet”
Janë pikërisht vlerat e përbashkëta e universale të lirisë e të drejtave themelore të njeriut të mbështetura nga demokracia, shteti ligjor e ekonomia e tregut të lirë e aspirata për paqe, zhvillim e prosperitet që bashkojnë popujt e kombet tona të pasura në tradita të spikatura historike, kulturore, gjuhësore apo të besimit; ndaj edhe presidenca shqiptare ka zgjedhur moton domethënëse "Të bashkuar në diversitet"- u shpreh kryeministri Berisha
Berisha: Do shndërrojmë Presidencën e KiE-së një histori suksesi
Kryeministri Sali Berisha vijoi më tej fjalën e tij duke renditur disa nga prioritet kryesore të presidencës shqiptare të KiE-së, në mënyrë që ta shndërrojë atë në një histori suksesi.
Konsolidimi i paqes, sigurisë, demokracisë së qëndrueshme dhe lirive individuale e të drejtave të minoriteteve në rajon e më gjerë, forcimi i dialogut dhe bashkëpunimi me vendet e Afrikës Veriore dhe Mesdheut, promovimi i dimensionit fetar të dialogut ndërkulturor, edukimi i të rinjve si garantues i vijimësisë e së ardhmes së tyre, proceset integruese në rajon e më gjerë, janë disa nga prioritetet që do të udhëheqin presidencën shqiptare në KiE.
Berisha: Opozita theu bojkotin, po finalizojmë reformën zgjedhore
Duke iu përgjigjur interesit të anëtarëve të Këshillit të Europës, shefi i qeverisë shqiptare pranoi se maxhoranca po punon me opozitën për të arritur me konsensus përfundimin e reformës parlamentare, pasi PS theu bllokoi bojktotin në Parlament.
“Opozita nuk ka qënë më parë në Parlament. Është e vërtetë që pas zgjedhjeve të 2009-ës opozita miratoi një bojkot, për shkak të rezultateve të zgjedhjeve edhe pse vëzhguesit ndërkombëtare përmbushën pjesën më të madhe të standardeve, u desh një farë kohe që opozita shqiptare të kthehet në opozitë proeuropiane. Lideri i opozitës kujtoi se duke bojkotuar do rrëzonte qeverinë. Rezoluta e miratuar këtu ishte shumë ndihmuese. Tashmë opozita është në Parlament dhe ne po finalizojmë reformën zgjedhore me shpirt konsensual. Refomat filluan në dhjetor dhe deri në këto kohë kemi miratuar vetëm amendanetet e miratuara nga opozita”,- deklaroi Berisha.
Berisha: Kemi lejuar hetimet për akuzat e Dick Marty
Kryeministri u shpreh se qeveria shqiptare ka miratuar një ligj që i jep liri EULEX për hetime ndaj akuzave të Martit, për të cilat Berisha shprehu se ka ndjerë keqardhje, pasi u shkrua nga një prokuror serb.
“Zyrtarisht jam shumë i interesuar për të hetuar çdo akuzë që ka të bëjë me krime kundër njerëzimit. Ndjej disa keqardhje për nuancat raciste dhe kur mësova se ishte shkruar nga Vukcevic më erdhi më shumë keq. Ne kemi kërkuar ligj të vërtetë që jep gjithë autoritetin EULEX për të hetuar . Duhet hetuar plotësisht.- tha Berisha.