Hollande-Nishanit: Mbështetje për integrimin

Presidenti francez, ofron mbështetjen për integrimin e Shqipërisë në BE.
“Shpresoj në veçanti që gjatë mandatit tuaj qeveria shqiptare të vazhdojë reformat e nevojshme për afrimin e Shqipërisë me Evropën. Mund të keni besim në mbështetjen e Francës për t’ju ndihmuar në realizimin me sukses të këtij qëllimi. Do të kemi rastin të punojmë së bashku me qëllim që marrëdhëniet e vjetra dhe miqësore që ekzistojnë mes Francës dhe Shqipërisë të zhvillohen më tej. Unë jam i vendosur nga ana ime të veproj me vendosmëri në këtë drejtim”, shkruhet në mesazhin e kreut të Elizesë.
Ndërkohë, Presidenti Papulias shpreh angazhimin për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe dhe të bashkëpunimit në kuadrin rajonal për të çuar më përpara stabilitetin dhe zhvillimin e rajonit tonë. “Minoriteti grek në vendin tuaj dhe qytetarët shqiptarë që punojnë dhe jetojnë në Greqi do të vazhdojnë të jenë urë e fortë miqësie dhe komunikimi mes dy popujve tanë. Greqia është dhe do të vazhdojë të jetë mbështetëse e fuqishme e perspektivës europiane të Shqipërisë, por edhe e të gjithë Ballkanit Perëndimor. Ne presim që Shqipëria të marrë sa më shpejt që të jetë e mundur statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE dhe jemi të gatshëm të bashkëpunojmë për kryerjen e reformave që kërkohen në kuadrin e procedurave të integrimit”, shprehet Presidenti i Greqisë, Karolos Papulias. /Start/
2012-06-25 14:58