Berisha në KiE: Akuzat e Dick Martyt nga prokuror serb

Berisha tha se akuza të tilla përgatitur nga një prokuror serb, teksa përmendi edhe miratimin e një ligji të posaçëm që lejon hetimin e këtyre akuzave nga EULEX-i.
“Zyrtarisht jam shumë i interesuar për të hetuar çdo akuzë që ka të bëjë me krime kundër njerëzimit. Ndjej disa keqardhje për nuancat raciste dhe kur mësova se ishte shkruar nga Vukcevic më erdhi më shumë keq. Ne kemi kërkuar ligj të vërtetë që jep gjithë autoritetin EULEX për të hetuar . Duhet hetuar plotësisht”, tha Berisha.
Berisha e ka cilësuar sot, një moment historik marrjen e presidencës së Këshillit të Evropës nga ana e Shqipërisë, pasi përkon me 100-vjetorin e pavarësisë së vendit. “Njëzet vjet më parë, më 6 maj të vitit 1992, në vizitën e parë jashtë vendit si President i parë i Shqipërisë së sapodalë nga diktatura më e egër që Evropa kishte njohur pas luftës së dytë botërore, unë paraqita përpara kësaj Asambleje të nderuar vullnetin e qeverisë e popullit tim për anëtarësimin e Shqipërisë në Këshillin e Evropës. Kjo ëndërr, të cilën shqiptarët e kishin mbrujtur për dekada të tëra, në maj të vitit 1995 do shndërrohej në realitet; Shqipëria do të anëtarësohej në Këshillin e Evropës”, u shpreh sot kryeministri Berisha në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Evropës.
“Këtë vit Shqipëria feston 100 vjetorin e pavarësisë së saj. 100 vjet më parë, të shumta ishin përpjekjet që shqiptarët të mos ekzistonin si nocion politik. Këto njëqind vite, ne shqiptarët kemi përjetuar copëtime të mëdha, pushtime të egra, spastrime etnike. Por sot festojmë 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë si një komb i lirë, vend anëtar i NATO-s, si një vend që kryeson Komitetin e Ministrave të tempullit më të vjetër të demokracisë evropiane. Ky është diamanti në kurorën e 100 vjetorit të pavarësisë së vendit tim”, tha Berisha.
Ai tha se, Shqipëria është vendi ku liria dhe të drejtat janë të garantuara me Kushtetutë, ashtu sikurse respektimi i të drejtave të njeriut, minoriteteve dhe toleranca ndërfetare. Nga një vend që përjetonte izolimin më të thellë, Shqipëria është sot anëtar i NATO-s dhe kontribuon në misionet e saj të paqes në Afganistan e më gjerë. Shqiptarët lëvizin sot pa viza në Evropë.
Duke e konsideruar të vështirë, por të suksesshëm udhëtimin e Shqipërisë në këto dy dekada për sa i takon ndërtimit të idealeve të lirisë, demokracisë dhe shtetit ligjor, Kryeministri Berisha i shprehu mirënjohjen Këshillit të Evropës për ndihmën e çmuar të partneritetit dhe angazhimin për bashkëpunimin në 6 muajt e Presidencës shqiptare, për të promovuar vlerat e përbashkëta nën moton “Të bashkuar në diversitet”
Ai tha se për vite më radhë, si lider i opozitës shqiptare ka ndarë në këtë sallë veprimtaritë më të bukurat e më të rëndësishme të jetës politike. Duke e konsideruar pjesëmarrjen e sotme në këtë Asamble si një moment historik të veçantë për kombin, Berisha u shpreh se, “sot jam këtu si Kryeministër i Shqipërisë, njërës prej demokracive më të reja të Evropës, Kryetare e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës. Dhe për një koincidencë po kaq simbolike, Shqipëria e merr këtë kryesi nga demokracia më e vjetër e Evropës, Britania e Madhe”, deklaroi kryeministri, i cili vlerësoi suksesin e Presidencës Britanike./Start/
2012-06-25 13:33