AKBN, kontroll subjekteve minerare në Bulqizë

Një grup specialistësh të Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore (AKBN),të Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, kanë nisur kontrollin e subjekteve minerare në qytetin e Bulqizës.
Gjatë kontrollit të ushtruar, AKBN-ja ka pezulluar punimet për disa leje minerara dhe përkatësisht për leje 1088, 11 55 dhe 957 ndërsa ka theksuar se ka lënë edhe detyrat përkatëse për këto subjekte.