E Shtunë, 31 Tetor 2026

AKBN penalizon 67 subjekte minerare

Agjensia Kombëtare e Burimeve Natyrore në Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës ka penalizuar sot 67 subjekte minerare pasi u mungon dokumentacioni i nevojshëm.
 

“64 subjekte nuk kanë paraqitur planin vjetor të punës dhe informacionin vjetor financiar, dy subjekte u ka mbaruar afati i lejes minerare dhe nuk kanë paraqitur pranë Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore asnjë dokumentacion. Ndërsa një tjetër subjekt është propozuar revokimi i lejes minerare për shkak se që nga marrja e lejes minerare nuk ka paraqitur asnjë lloj dokumentacioni”,- thuhet në njoftimin e AKBN-së.

Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore bën me dije se subjektet e gjobitura, menjehëherë pasi të vihen në dijeni të këtij njoftimi duhet të fillojnë procedurat për të paguar detyrimet dhe të merren masa në mënyrë që veprimtaria minerare e tyre të jetë në përputhje me plotësimin e detyrimeve dhe kërkesave ligjore në fuqi.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›