E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama prezanton PROGRAMIN: Luftë monopoleve, 300 mijë vende pune në mandatin e parë

Share

Në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS, kryetari Edi Rama ka shpalosur një pjesë të programit të opozitës. Rama tha se ai do kthehet në një program qeverisje, pasi të konsultohet në çdo cep të vendit. Theksin Rama e ka vënë tek ekonomia. Shqipërisë i duhet një model i ri ekonomik, me prioritetet të qarta, për të cilin ne jemi të gatshëm. Familjet shqiptare që e kuptojnë javën e tretë të muajit se ka ardhur koha për të marrë borxh, e dinë fare mirë se e keqja që ka pllakosur vendin është tek ekonomia. Ndaj ne jemi gati për të adresuar këtë problem. Duke e marrë të mirëqenë rritjen ekonomike të pretenduar nga qeveria nën 3 përqind, dhe duke i marrë të mirëqena parashikimet për 2 vitet e ardhshme, është e qartë se ekonomia po hyn në një fazë tjetër krize. Për këtë arsye ne jemi të bindur se i gjithë fokusi dhe puna jonë duhet të sintetizohet drejtpërdrejt tek ekonomia, tha Rama.

Gjeni më poshtë piketat kryesore të programit të PS, prezantuar nga Rama:

Borxhi

Shqipëria do të dalë përpara një stuhie ekonomike kur të dalë papara të vërtetës statistikore.

Borxhi është shumë më i lartë sesa shifrat zyrtare. Por ekonomia nuk dhënë asnjë shenjë përfitimi tek investimet e bazuara tek borxhi. Për stadin ekonomik që ka Shqipëria, ky nivel borxhi është shumë i lartë. Në vitin 2011 për shërbimin e borxhit do paguhen 600 milion dollarë, dy herë më shumë se në vitin 2005. Pra shqiptarët paguajnë më shumë për borxhin se për arsimin, shëndetësinë e bujqësinë. Çdo fëmijë që lind sot ka një borxh 2400 dollarë, kurse çdo familje paguan çdo muaj 65 dollarë në muaj, më shumë për borxhin sesa për faturat e energjisë elektrike. Ne jemi të përgatitur për përgjegjësitë për kontrollin e borxhit publik.

Punësimi

Synimi është që të ofrojmë mundësi punësimi për çdo individ që është i aftë për punë. Shumëkush ironizon me shifrën 1 milion të papunë. Nuk është shifër demagogjike, është shifër reale. Sot në 100 vetë, punojnë vetëm 52. Gjysma e të rinjve janë pa punë.

Zbatimi arbitrar i pagave referencë dhe taksa e sheshtë kanë pakësuar numrin e të punësuarve.

Taksa e sheshtë është një abuzim. Taksa e sheshtë është një spekulim falimentues për pjesën më të madhe të qytetarëve. Ne besojmë se jemi në gjendje që duke ndryshuar modelin ekonomik dhe duke e ripërtërirë atë, mund të krijojmë 75 mijë vende të reja pune në vit. Jemi plotësisht të bindur se mund të ofrojmë trajnim profesional falas për të gjithë të papunët e regjistruar.

Taksat

Qeveria e sotme thotë që ka ulur taksat, por është e kundërta. Për 98 përqind të shqiptarëve, që punojnë e konsumojnë, taksat janë rritur dhe janë rritur shumë. Ajo e ka bërë më të vështirë jetën e shqiptarëve. Ajo e ka zbrazur xhepin e shqiptarëve. Para vendosjes së taksës së sheshtë, barra fiskale ishte 2-3 përqind. Pas vendosjes së taksës së sheshtë barra fiskale është 10 përqind. Sot një infermiere paguan 30 herë më shumë taksë se në vitin 2005. Taksat mbi pagat janë rritur 50 përqind. Faktikisht sot pasuria është përqëndruar tek një pakicë shumë e vogël. 5 përqind e shqiptarëve zotërojnë më shumë se 80 përqind të depozitave të gjithë shqiptarëve. Dhe konsumi tatohet tre herë më shumë se pasuria, pra një qytetar paguan tre herë më shumë se një biznesmen. Në total në të ardhurat e sotmet qeverisë, kontributorët që paguajnë më shumë janë këta të shumicës, të 95 përqind të popullit shqiptar. Ne do ulim taksat për këta 95 përqind. Kush është më i pasur, do paguajë më shumë. Kjo për ne është e kombinuar me bindjen se sipërmarrësit shqiptarë janë në nevojë më shumë se kushdo tjetër për lirinë. Ne do ua japim këtë liri. Ne do i vendosim në piedestal.

Prona

Çështja e pronës mbetet prej 20 vitesh e pazgjidhur, dhe sa më shumë kalon koha, aq më shumë komplikohet. Investimet afatgjatë komplikohen nga kjo gjë. Ne do e heqim nga qarkullimi termin ish- pronar. Ky term për ne është i papranueshëm. Nuk ka ish- pronarë, ka pronarë realë. Zgjidhjen e problemit të pronës do e shohim si fundin e një tallje 20 vjeçare me pronarët. Do zbatojmë një kuadër të ri ligjor, që duhet të respektojë të drejtat e pronarëve, duke adresuar zgjidhjen e problemit të pronës, bazuar në modele të konsoliduara suksesi, dhe nga ana tjetër drejtësi sociale për të gjitha kategoritë e tjera të popullsisë. Sot na duhet një pronësi e plotë dhe e qarkullueshme në tregun e tokës.

Fshati

Të ardhurat e familjeve që jetojnë në fshat janë sa gjysma e atyre që jetojnë në qytet. Ne do e ndryshojmë këtë. Ka ardhur koha të adresohen me forcë problemet e fshatit shqiptar. Sot ne eksportojmë 9 herë më pak produkte bujqësore në krahasim me importin. Është zhbalancim unikal në botë. Sfida kryesore është transformimi i sektorit bujqësor në sektor të qëndrueshëm, modern dhe konkurruese. Do shënjestrojmë uljen e çmimeve të mekanikës bujqësore, të inputeve për në bujqësi. Është e pavërtetë ajo që tha Saliu në një fshat se ne duam të ulim TVSH për produktet e fushës. Ne nuk do e prekim TVSH-në për produktet e fushës, por do ulim në mënyrë drastike TVSH-në për inputet bujqësore.

Turizmi

40 përqind e turistëve në Shqipëri hyjnë në korrik e gusht. Ne i kemi potencialet për të pasur një turizëm të shtrirë në të gjithë vitin. Këtu kam parasysh turizmin e bazuar në ato aspekte që Shqipëria sot i ka, por që po i shkallmohen nga themeli. Për 6 vite rresht qeveria e bllokoi hapësirën detare dhe paralizoi projektet me interes turistik. Ne do ta çlirojmë detin dhe do të bllokojmë shkatërrimin e pyjeve dhe lumenjve.

Infrastruktura

Sa i përket infrastukturës, ne besojmë se raporti mes investimeve që janë bërë me borxhe dhe cilësisë së kësaj infrastrukture, është i papranueshme. Me përjashtim të Rrugës së Kombit në pjesën e sipërme, të gjitha rrugët e tjera janë jashtë standardeve ndërkombëtare. Të gjithë mund të bëjnë krahasimin me këto rrugë që ka ndërtuar Saliu. Shqipëria ka 4 herë më pak automjete se në BE, dhe ka 4 herë më shumë të vdekur në rrugët e reja.

Importi i plehrave

Saliu vazhdon për importin e plehrave. Ne vazhdojmë të këmbëngulim se importi i plehrave është një tradhti kombëtare në kushtet e sotme kur nuk grumbullohen e përpunohen mbeturinat tona. Shqipëria do bëjë atë që një numër vendesh të zhvilluara nuk e bëjnë dot me plehrat. Është e pakuptueshme një gjë e tillë. Kur lëvizin plehrat nga një vend në një vend tjetër, dihet botërisht influenca e mafias. Nga këto importe kanë dalë mbeturina të rrezikshme, deri radioaktive. Është interesante të shihen fjalimet e kryeministrave të Somalisë e Etiopisë, se si e kanë mbrojtur importin e plehrave njësoj si Saliu. Një inspektoriat kombëtar i pastrimit është një strukturë e domosdoshme për të normalizuar në radhë të parë situatën.

Emigrantët

Shqiptarët janë komuniteti më

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›