E Diel, 1 Nëntor 2026

Kina beson ne mencurine e evropianeve per kapercimin e krizes - Presidenti Hu Jintao per vizite ne Austri

Himni kinez para Hofburg-ut ne Vjene. Njeriu me i fuqishem i botes eshte mik presidenti kinez Hu Jintao. 40 vjet marredhenie diplomatike midis Austrise dhe Kines jane arsyeja formale qe vizita shteterore te filloje me nderime ushtarake. Por natyrisht qe kemi te bejme edhe me biznese. Kjo eshte madje shume e rendesishme. Kina zoteron rezervat me te medha te valutave ne bote duke qene keshtu ne gjendje te mbuloje pjeserisht nevojat e zones se euros te tronditur nga kriza. Kjo dihet edhe ne Austri.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Ne foto Hu Jintao dhe Heinz FischerPresidenti Hu Jintao ka marre me vete nje delegacion me 160 eksperte ekonomie dhe menaxhere. Ata do e shoqerojne presidentin edhe diten e merkure 2.11. kur te shkoje ne takimin e nivelit te larte te G-20 ne Kane.

Presidenti Hu Jintao foli diten e hene nje ore me presidentin austriak Heinz Fischer. Pastaj pasoi nje takim me shtypin ku u dhane dy deklarata te shkurtra kurse pyetjet e gazetareve nuk u lejuan. Tema me aktuale e politikes pjesemarrja e mundshme kineze ne programin per shpetimin e euros nuk permendet shprehimisht por presidenti Hu Jintao le te kuptoje qe ne bisedime flitet per te. Austria eshte nje vend i rendesishem u BE-se thote ai dhe Kina shikon ne BE nje zhvillim pozitiv megjithe problemet

Kina eshte duke vezhguar veshtiresite e BE-se me shume kujdes. Ne jemi te sigurt se shtetet e BE-se kane mencurine dhe kompetencat e duhura qe ti kapercejne ato shpejt.

Kryetari kinez i shtetit nuk flet me konkretisht. Ai qe flet me shume eshte ministri kinez i tregtise Chen Deming. Ai citohet nga agjencia austriake e lajmeve me fjaline Te gjitha vendet ndodhen ne nje varke. Ne duhet te mbajme njeri tjetrin ne menyre qe Evropa te marre veten. Chen Deming ka premtuar ndihme te fuqishme dhe investime.

Autor Jrg Paas / Aida Cama

Redaktoi Esat Ahmeti

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›