E Shtunë, 31 Tetor 2026

AKEP: 1.2 mln përdorues të internetit nga celulari

TIRANË-Numri i përdoruesve të internetit është rritur ndjeshëm në Shqipëri, një shërbim ky që përdoret dendur edhe nëpërmjet celularëve.

Nga të dhënat e Autoritetit të Komunikimit Elektronike dhe Postare (AKEP) rezulton se gjatë vitit 2011 numri i familjeve që kanë akses në internet me baund të gjerë ose ndryshe broudband janë 161 mijë ose afërsisht 22% e familjeve në vendin tonë. Ndërsa vlerësohet të jenë mbi 13 mijë pajtimtarë biznesi. Bazuar në këto të dhëna numri i lidhjeve me akses broudband për 100 banorë është rreth 6.2% krahasuar me 3.7 % që ishte në fund të vitit 2010.

Por, nga të dhënat rezulton se akoma më i madh është numri i përdiruesve të internetit nëpërmjet celularëve, ku vlerësohet të jenë 1.2 milionë përdorues. Ky shërbim nëpërmjet telefonisë së lëvizshme është përmirësuar ndjeshëm edhe falë përdorimit të teknologjisë 3G e cila ofrohet tashmë falë 2 kompanive celulare.

(d.b/News24/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: AKEP: 1.2 mln përdorues të internetit nga celulari

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›