E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bruksel, Kurti: Dialogu me Serbinë po dobëson shtetin

PRISHTINË- Kreu i lëvitzjes Vetëvendosje, Albin Kurti gjatë qëndrimit të tij në Bruksel ku ka zhvilluar takime me Komisionin Evropian ka shprehur pakënaqësinë e tij për zhvillimet më të fundit në Kosovë.

Kurti vlerëson se marrëveshjet me Serbinë po pengojnë funksionalitetin e qeverisë së Kosovës.

“Në këtë takim paraqiti para Komisionit Evropian vizionin e vet për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, me vëmendje të veçantë në luftimin e papunësisë, luftimin e korrupsionit përmes legjislacionit të domosdoshëm dhe zhvillimit institucional të gjyqësorit, si dhe përsëriti edhe njëherë kundërshtimin ndaj dialogut me Serbinë dhe koncesioneve të vazhdueshme që qeveria e Republikës së Kosovës po i bën, e që po e dobësojnë funksionalitetin e shtetit të Kosovës dhe perspektivën që Kosova të bëhet sovrane, ndërkohë që nuk po e ndryshojnë aspak qasjen e Serbisë ndaj Kosovës”, thuhet, në komunikatën e lëvizjes Vetëvendosje, për këtë takim.

Delegacioni i Lëvizjes Vetëvendosjes, i përbërë nga kryetari Albin Kurti dhe nënkryetari i parë, Shpend Ahmeti, gjatë ditës së dytë të qëndrimit në Bruksel, zhvillo takime në Komisionin Evropian, ku janë pritur nga Drejtori i përgjithshëm i Drejtoratit për zgjerim, Stefano Sannino, zëvendësi i tij, Joost Korte, Drejtori për çështje të Kosovës, Bosnjës dhe Hercegovinës, Shqipërisë dhe Serbisë, Pierre Mirrel dhe bashkëpunëtorë të tyre.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›