E Shtunë, 31 Tetor 2026

Certifikohet brezi i parë i nënoficerëve të FSK për vitin 2012

PRISHTINË-Brezi i parë e nënoficerëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës për vitin 2012, u certifikuan sot në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes të FSK-së, në Ferizaj, pas përfundimit me sukses të Kursit Bazë për nënoficerë, i cili zgjati tetë javë.

Komandanti i FSK-së, Gjeneral Lejtënant Kadri Kastrati, më këtë rast njoftoi se nga muaji qershor i këtij viti, në bashkëpunim me Ambasadën Amerikane, do të fillojnë kurset më të avancuara për nënoficerë.

Në emër të Divizionit Mentorues dhe Këshillues të NATO-s koloneli Xhomarinaro tha se "vendi juaj dhe FSK-ja kanë nevojë shumë për angazhimin tuaj të plotë dhe është detyrë e juaja, që këtë ta dëshmoni çdo ditë".

Nënoficerët i përgëzoi edhe komandanti i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes, Gjeneral Brigade Enver Cikaqi.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›