E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, sekuestrohet 7 kg heroinë, policia dyshon për rrjet trafikantësh

DURRËS- Policia sekuestron 7 kilogramë heroinë në qytetin e Durrësit, ndërkohë që prangos një person.

Operacioni antidrogë ka nisur pak minuta më parë (rreth orës 20:18) pas informacioneve të marra në rrugë operative nga inspektoriati i antidrogës dhe forcat e RENEA-s-. Efektivë të policisë kanë sekuestruar heroinën në makinën me targa te huaja, e cila ndodhej në bulevardin kryesor, pak metra larg Portit.

Policia nuk bën me dije identitetin e personit të arrestuar për shkak të hetimeve, pasi mendohet se ka persona te tjere te perfshire ne nje rrjet të mirëorganizuar të trafikimit të lëndëve narkotike.

Nga hetimet paraprake dyshohet se origjina dhe destinacioni i heroinës ishte Italia, për shkak se personi i arrestuar kishte prerë biletë për tragetin e linjës Durrës-Bari.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›