E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fushë Krujë, humb kontrollin e mjetit, vdes 32-vjecari

FUSHË KRUJË- Aksident me vdekje në autostradën Fushë Krujë-Milot. Një automjet ka humbur kontrollin, duke u përplasur me mbrojtëset metalike, duke bërë që drejtuesi Arnen Ndoci të humbasë jetën.

Aksidenti ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë Mamurras, kur 32-vjecari po udhëtonte me makinën e tij tip Volsvagen nga Laci. Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, po mendohet paraprakisht se shpejtësia ka bërë që drejtuesi i mjetit të humbasë kontrollin.
(el.me/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›