E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kastrati: Rritet volumi i shkëmbimeve tregtare me vendet e rajonit

Drejtoresha e Politikave të integrimit Tregtar në Ministrinë e Ekonomisë, Pranvera Kastrati, është shprehur se volumi i shkëmbimeve tregtare me vendet e rajonit po njeh rritje dhe në vend të parë renditen Kosova dhe Serbia. Në këtë mënyrë, shkëmbimet tregtare me vendet e marrëveshjes CEFTA po hasin sukses. Sipas Kastratit, jo të gjitha mallrat shkëmbehen pa doganë. Detyrimet janë hequr për të gjithë mallrat e prodhimit industrial vendas dhe për një pjesë të prodhimit bujqësor. Qëllimi i marrëveshjes tregtare me vendet anëtare të CEFTA-s është krijimi i një tregu të liberalizuar në rajon, që do të zgjerojë aktivitetet tregtare dhe do të mundësojë tërheqjen e investitorëve të mëdhenj.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›