E Diel, 1 Nëntor 2026

Opozita: Buxheti nën presion, rekomandimet e FMN-së i kishim paralajmëruar

Opozita ka reaguar pas konferencës së FMN-së, kreu i së cilës në Tiranë, Gerwin Bell, i rekomandoi qeverisë të rrisë taksën e sheshtë në shërbim të të ardhurave.

Opozita është shprehur se krizën ekonomike dhe përkeqësimin e buxhetit e kemi shprehur prej kohësh. “Buxheti është në rrezik me tkurrjen në vazhdim të të ardhurave. Të rishikosh buxhetin dhe të shkurtosh 20 mld lekë shpenzime, do të thotë të shkurtosh 95% të shpenzimeve në çdo institucion. Kjo do të thotë që buxheti është nën presion dhe rrezikon shumë. Prandaj qeveria duhet të marrë masa urgjente për rishikimin e taksave” - u shpreh deputeti socialist, ekspert në fushën e ekonomisë, Ervin Koçi. Ai tha se në takimin që opozita kreu tri ditë më parë me FMN-në, i kërkoi asaj që të ishte prezente në Shqipëri, për një monitorim të përhershëm të ekonomisë së vendit, pasi në këtë situatë financat publike rrezikojnë rëndë dhe nëqoftëse do të ecet me këto ritme, Shqipëria do të përfundojë si Greqia. Sipas Koçit, borxhi publik i vendit është shumë shqetësues dhe i kalon të 60% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, ndryshe nga shifrat që deklaron qeveria. Prandaj, sipas tij, duhen marrë masa urgjente për ndryshimin e situatës.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›