E Shtunë, 31 Tetor 2026

AKI-ja e largon Fadil Syleviqin nga Policia

Pas verifikimit të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës që është duke u bërë Policisë së Kosovës, zyrtari i Policisë, Fadil Syleviqi nuk ka mundur të kalojë verifikimin e AKI-së.

Burime të Indeksonline brenda AKI-së tregojnë se ish agjenti i MUP-it serb është i pa përshtatshëm për të punuar në Policinë e Kosovës. Ai pritet të largohet shumë shpjet nga posti i tij, i cili punonte në sektorin e antiterrorizmit si hetues.

Syleviqi ishte disa herë i suspenduar nga Policia e Kosovës. Por, ishte kthyer në detyrë me ndihmën e ndërkombëtareve.
Emri i tij është përmendur për të keq disa herë këtyre viteve edhe në Kuvendin e Kosovës. Nga disa deputet ai ishte quajtur edhe vrasës.

Ai ka qenë njëri kyç i shkatërrimit të njësisë së Policisë së Kosovës e cila po bëhej gati të formohej në ilegalitet në vitet e 90-ta. Ai në atë kohë kishte intervistuar dhe keqtrajtuarar disa nga ilegalët, dhe shumë nga ta ishin arrestuar nga Policia e sigurimit të Serbisë në Kosovë. /Mentor Buzhala /Indekonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›