E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjatet paraburgimi për Zharko Veselinovic

Gjyqtari i EULEX-it në procedure paraprake në Gjykatën Themelore të Mitrovicës ka zgjatur paraburgimin për Zarko Veselinovic edhe për një muaj, ka njoftuar EULEX-i.

Paraburgimi është zgjatur deri më 29 shtator 2013. Veselinovic dyshohet për disa vepra penale (vrasje e rëndë në tentative; posedim, kontroll dhe përdorim i paautorizuar i armës; posedim, kontroll i paautorizuar i armës; vjedhje e rëndë; pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare dhe mashtrim), por gjyqtari në procedure paraprake ka gjetur dyshim të bazuar në vetëm në një nga këto pika, atë të posedimit dhe kontrollit të paligjshëm të armës.

Gjyqtari konsideron që rreziku për ikje është ende i pranishëm. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›