AKI-ja nën presionin e SHIK-ut

Prishtinë 22 gusht - Gazeta Koha Ditore në një tekst më të gjatë shkruan sot se nuk është vetëm David L. Philips nga Komiteti Kombëtar për Politikë të Jashtme Amerikane, ai që ka ardhur në përfundim se Shërbimi Informativ i Kosovës, është duke e penguar punën e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, në mënyrë që ajo të mos mund t’i bëjë konkurrencë. Së fundmi, edhe kryetari i Komisionit parlamentar për mbikëqyrjen e AKI-së, Gani Geci, është vënë në dijeni se struktura të caktuara të SHIK-ut, janë duke i shantazhuar kandidatët që pretendojnë të bëhen agjentë shtetërorë, e që më përpara nuk kanë qenë pjesëtarë të SHIK-ut. Geci ka thënë të shtunën se format e shantazheve janë nga më të ndryshmet, por më të theksuara janë ato përmes letrave.
“Si kryetar i komisionit jam njoftuar me këtë që po ndodh dhe këtë shqetësim e kam shprehur edhe në një bisedë që kam zhvilluar me drejtorin e AKI-së, Bashkim Smakaj”, tregon deputeti Geci, i cili është nga partia opozitare, Lidhja Demokratike e Dardanisë.
Ai ka drojën se AKI-ja nuk do të mund të pastrohet në tërësi nga njerëzit që kanë shërbyer më herët në strukturat informative partiake, por zotohet se do të bëjë çmos që t’i identifikojë dhe t’i bëjë publikë ata që kanë qenë më herët të përzier. Geci nuk e mohon se ka pasur dyshime mbi të kaluarën e disa kandidatëve që tashmë janë bërë agjentë të AKI-së. (Tekstin e plotë mund ta lexoni në gazetën e sotme Koha Ditore)