PSK: Zhurma për “pavarësi të veriut”, në favor të ekstremistëve

Prishtinë, 21 gusht - Partia Socialiste e Kosovës mendon se zhurma e ditëve të fundit në lidhje me shpalljen e të ashtuquajturës “Pavarësi e Mitrovicës së Veriut” nga ana e serbëve, është në favorin e vetë ekstremistëve serbë. PSK-ja njëkohësisht është kundër marrjes me këtë çështje, ngaqë vetë politika e quan të parëndësishme. Sekretari i kësaj partie, Haki Morina, sot në një konferencë shtypi ka thënë de çështja e Mitrovicës së Veriut mund të zgjidhet vetëm duke realizuar një bashkëpunim cilësor në mes të institucioneve të Kosovës dhe faktorit vendimmarrës, i cili përfaqësohet nga EULEX-i dhe KFORI-i. Morina ka kritikuar edhe grindjet në mes të Qeverisë dhe AAK-së për bisedimet e ashtuquajtura “sekrete” me Serbinë.