E Diel, 1 Nëntor 2026

KQZ shtyn për të hënën mbledhjen për shkak të mungesës së një anëtari

TIRANË-Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shtyu mbledhjen e parashikuar për sot, ku do të diskutohej edhe mbi çështjen e ndarjes së mandateve në qarkun e Kukësit.

Në një njoftim për mediat, KQZ bën të ditur se "për shkak të pamundësisë së paraqitjes në mbledhje të një anëtari, KQZ e shtyu mbledhjen për ditën e hënë, kur do të shqyrtohen edhe disa kërkesa ankimore".

Lëvizja Socialiste për Integrim pretendon se ajo është fituese e një mandati në qarkun e Kukësit, ndërsa sipas rezultatit të deritanishëm Partia Demokratike ka siguruar 3 mandate dhe Partia Socialiste 1 mandat.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›