E Shtunë, 31 Tetor 2026

AKIP: Referendum kundër importit të plehrave, kemi 60 mijë firma

TIRANE -  Aleanca Kundër Importimit të Plehrave bëri të ditur se të martën do të dorëzojë në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve, 60 mijë firmat e mbledhura për organizimin e një referendumi kundër importit të mbeturinave.

Përfaqësuesi i Aleancës Kundër Importimit të Plehrave, Ardian Klosi bëri të ditur se AIKP-ja është pranë fillimit të një forme të re të demokracisë. “Kjo është një iniciativë që vjen nga populli.”- theksoi Klosi.

Sipas Aleancës, ligji e dëmton Shqipërinë, pasi vendi ynë nuk ka kapacitete të mjaftueshme për të trajtuar mbetjet nga importi. Sipas AKIP, lejimi i importit të plehrave bie ndesh me Strategjinë Kombëtare të një Zhvillimi të Qëndrueshëm si dhe me Konventën e Aarusit.

Aksioni i Aleancës u përshëndet edhe nga ambasadorja britanike në vendin tonë, Fiona Mcwilliam, e cila theksoi se kjo iniciativë është shembull i një veprimi demokratik.

“Parimi i një referendumi është evropian dhe demokratik.” – theksoi ajo.
(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›