Kakavijë, sekuestrohen 15.4 kg drogë, një në pranga
GJIROKASTËR - Policia kufitare e Kakavijës në rrethin e Gjirokastrës sekuestroi në orët e vona të mbrëmjes së djeshme 15.4 kilogramë lëndë narkotike e llojit marijuanë dhe arrestoi shtetasin Ervis Myrtaj, poseduesi i lëndës narkotike.
Burimet policore nga Kakavija bënë të ditur se lënda narkotike, e mbështjellë me letër natriban, ishte fshehur në kroskotin e automjetit tip "Benz", me targa AA 473 CF, që drejtohej nga shtetasi Ervis Myrtaj, 27 vjeç, lindur dhe banues në Fier, që punonte si taksist në linjën Fier-Athinë me automjetin e tij.
Policia sqaroi gjithashtu se lënda narkotike do të trafikohej në qytetin e Janinës, ku e priste një shtetas grek.
(er.nu/BalkanWeb)