Kukës, rikthehen reshjet e dëborës
KUKËS-Reshje të dendura dëbore dhe erëra të forta, të nisura nga mëngjesi i ditës së sotme, kanë përfshirë zonat rurale dhe qytetet në zonën verilindore të vendit.
Krahas reshjeve, ulja e temperaturave e ka bërë më të vështirë qarkullimin për shkak të shtresave të akullit, të pranishme në akset rrugore të zonës verilindore.
Ndërkohë, në akset kryesore rrugore, veçanërisht në segmentin e autostradës Morinë-Kukës-Tunel, për të parandaluar aksidentet e mundshme në rrugë, janë shtuar postoblloqet e uniformave blu.
"Edhe pse reshjet e dëborës janë me intensitet të lartë, situata është normale dhe nuk ka bllokime në akset rrugore rurale, ndërsa erërat e forta dhe temperaturat e ulta shkaktojnë vështirësi në lëvizjen e mjeteve", thotë përgjegjësi i zyrës së Emergjencave Civile në prefekturën e Kukësit, Azem Tema. Ndërkohë që për të minimizuar rrezikun nga shtresat e akullit të krijuara nga temperaturat e ulta, si dhe për të lehtësuar lëvizjen e mjeteve, në akset kryesore vazhdon të hidhet skorje e kripë.
Aktualisht në qarkun e Kukësit vazhdon të mbetet e bllokuar komuna e Arrnit dhe disa fshatra të thella në Kukës e Tropojë.
Reshjet e dëborës dhe i ftohti i këtyre ditëve nuk i shqetëson banorët e kësaj zone, të cilët kanë hyrë në "ditët e plakave" dhe sikurse çdo vit, këto ditë janë të ftohta dhe me reshje.
Ditët e plakave njihen si një përkujtim pagan se dimri ende është e pranishëm. Sipas një tregimi popullor, një plakë, ende pa hyrë mesi i muajit mars, ka nxjerrë tufën e bagëtisë në kullotë në një mal pranë shtëpisë së saj. Kjo nuk i ka pëlqyer muajit mars dhe i ndërkryer i ka kërkuar hua ndonjë ditë shkurtit të ftohtë. Shkurti ia dha 3 ditë hua dhe marsi e ngriu plakën me gjithë tufën e saj të bagëtive.
(d.b/BalkanWeb)