E Diel, 1 Nëntor 2026

AK:Jo pazare me shtetësinë,favorizohen kriminelë

TIRANE- Vetem pak kohe pas deklarates se kryeministrit Berisha per rishikimin e ligjit per shtetesine, Aleanca Kuq e Zi ka kundershtuar marrjen e saj per te huajt kundrejt investimit.

Ne nje deklarate per mediat, AK shpreh shqetesimin se ndryshimet e propozuara u japin mundësi elementëve kriminalë të përfitojnë nga marrja e shtetësisë.

Nuk bëhen pazare me çështjen e shtetësisë. Prioritet duhet të ketë origjina dhe jo paratë.- thuhet në deklaratën e Aleancës.

Sipas Aleancës Kuq e Zi, projekt/ligji nuk garanton barazi, ai rrit rrezikun e përfitimit të elementëve kriminalë dhe duhet ti nënshtrohet një debati transparent.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›