Ministria e Jashtme ka bërë qarkore për librin Kurban të Edi Ramës
Debati i djeshëm në Komisionin e Integrimit mes deputetëve të opozitës dhe ministrit të Jashtëm, Edmond Haxhinasto ka nxjerrë në pah edhe faktin e disa qarkoreve që ka bërë ministria, të cilat janë cilësuar si të turpshme nga ana e opozitës. Deputeti Ditmir Bushati tha se janë bërë qarkore për librin Kurban të Edi Ramës, për vizitën e tij në rajon, për Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Europës, për rolin e KE si paragjykues ndaj Shqipërisë, etj.
Ka një lumë qarkoresh në shërbimin diplomatik, që për fat të mirë kanë rënë në duar të njerëzve që merren indirekt, e kam fjalën jo vetëm për qarkoren për 21 janarin, për 8 majin, të cilat u rrëzuan nga raporti i KiE, ashtu edhe nga FBI. po e shoh me shumë shqetësim që vijnë për qarkoren ndaj Sekretarit të Përgjithshëm të KiE, për rolin e KE si paragjykues ndaj Shqipërisë dhe favorizues ndaj vendeve të tjera në rajon. E kam fjalën për qarkoren që keni bërë edhe për librin Kurban të liderit të opozitës dhe për vizitën e tij në rajon. Kam frikë se për të tre janë përgjegjëse zonjat e Berishës që i keni në funksionet kryesore në ministri, ndoshta ju sjeni informuar, por i kamë parë me shumë keqardhje kur kanë mbërritur në duart e diplomatëve, tha Bushati.