Berisha hap dyert për dhënien e shtetësisë shqiptare: Kush investon 100 mijë euro, bëhet shqiptar
Kryeministri Sali Berisha e ka nisur mbledhjen e qeverisë duke thënë se do realizohet disa ndryshime në ligjin për shtetësinë. Berisha tha se do bëhet shqiptar kushdo që investon 100 mijë euro. Berisha shtoi po ashtu se shtetësinë do e marrë kushdo që ka origjinë shqiptarë. Kryeministri iu referua një dekreti që pati lëshuar në kohën kur ishte president. Dekreti ishte kritikuar pasi u hapi rrugën shumë të dyshuarve për terrorizëm të merrnin pasaportë shqiptare. Po ashtu, shumë shqiptarë të Kosovës e Maqedonisë u bënë me pasaporta shqiptare. Së fundmi në zgjedhjet lokale ata votuan për bashkinë e Tiranës. Ligji për shtetësinë duhet të rishqyrtohet dhe të përcaktojë disa standarde të reja, duke ruajtur të gjitha detyrimet që rrjedhin nga marrëveshja për heqjen e vizave. Shqipëria u njeh shtetësinë shqiptare të gjithë atyre që investojnë mbi 100 mijë euro. Ligji duhet të përfshijë dekretin për shtetësinë, miratuar nga presidenti në vitet 94. Duhet ta inkorporojmë dhe përpunojmë. Shtetësinë shqiptare duhet ta marrin të gjithë qytetarët me origjinë shqiptare, në përputhje me dekretin e vitit 1994. Pra, duhet të ridimensionojmë qëndrimin dhe ta orientojmë këtë masë drejt investimeve, tha Berisha.