E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndryshimet në qeveri pritet të bëhen të ditura këtë muaj

Share

Brenda këtij muaji pritet që bëhen të njohur emrat e rinj të kabinetit Berisha. Kështu raporton e përditshmja Shqip, duke iu referuar burimeve të saj. Në qendër të ndryshimeve do jetë rikthimi i Ilir Metës në kabinetin qeveritar. Edhe pse Meta është shprehur i rezervuar në lidhje me këtë çështje, ekziston mundësia që Meta të rikthehet si zëvendëskryeministër. Meta ka shprehur indirekt dëshirën për tu bërë ministër i Brendshëm, por sërish nuk ka asgjë të qartë. Ndërkohë pritet që të bëhet realitet edhe marrëveshja e Berishës me PDIU-në, e cila do marrë vetëm poste zëvendësministrash dhe drejtorësh.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›