E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjyqtarët skishin b sepse na kanë përgjuar

Share

Gani Dizdari

Kjo më poshtë është një pjesë e bisedave që janë përgjuar mes sekserëve për ndërhyrje në Gjykatën e Lartë. Personazhet janë katër: Agron Lumneshi, i afërm i gjyqtarit Gani Dizdari, Enard Lushakaj, personi që ndërhyn pranë vetë Lumneshit, Renato Mellaraj, vëllai i të dënuarit dhe Vilson Mellaraj, vetë i dënuari me 20 vite burg për vrasje, që shpreson të shpëtojë falë Gjykatës së Lartë. Gjithçka duket e kopsitur derisa zbulohet se ata janë përgjuar dhe gjykata ndryshon vendimin. Pasi ndryshojnë numrat e telefonave, të pandehurit tregojnë që një ditë përpara vendimin e gjykatës kundër tyre. Por harrojnë se prokuroria ka përgjuar edhe këto telefonata me numra të ndryshuar… Dosja e plotë është zbardhur nga GSH. Më poshtë gjeni detajet.

Në datën 15.03.2011, Agron Lumneshi flet më të pandehurin Enard Lushakaj.

Agroni: Me mbaru do mbarojnë, tha, po sa të bëhet ai shqyrtimi tha dhe do e rregullojmë.

Enardi: Okej vëlla.

Agroni: Me e mbarue do e mbarojnë.

Enardi: Po mirë kjo është gjëja kryesore se gjynah.

Prokuroria kërkon pas kësaj përjashtimin e kryetarit të Kolegjit Penal dhe dy anëtarëve, por kërkesa e tyre rrëzohet, duke dalë qartë se të pandehurit interesoheshin të ishin ata në trupë gjykuese. Natyrisht kjo ngre edhe pikëpyetje tek gjykatësit. Më datë 30.03.2011, Agroni komunikon sërish me Enardin dhe i thotë datën e gjyqit. Agroni ia thotë me kod datën 20 prill kur do bëhej gjyqi.

Enardi: Hë vëlla?

Agroni: Hej, unë me 20 e kam lënë me ikë, më 20 prill e kam lënë me ikë atje.

Por gjyqi shtyhet për muajin tjetër. Vilsoni, i dënuar për vrasje, flet më të vëllanë, Renaton.

Renato: E shtytën prapë.

Vilsoni: Po tallen ata!!!

Renato: Ja tmarr Enon, ti bëjë ato, ti sjell. Do ta bëj k…

Vilsoni: Ik o ik.

Del qartë se gjyqi ishte shtyrë që të mblidheshin paratë. Eno, që rezulton personi që ka blerë shtëpinë e Vilson Allarajt sipas dokumenteve, i sjell paratë. Prokuroria përgatit një rreng. Rrugës për në Tiranë, i ngre një postbllok Renatos dhe i gjen 20 mijë euro në xhep. Po i dërgonte tek Agroni.

Por një ditë përpara vendimit, më 10 maj 2011, bëhet e qartë se vendimi do jetë kundër tij. Vilsoni flet më vëllanë e tij, Renaton. Kanë ndryshuar numrat e telefonit pasi e kanë kuptuar se janë përgjuar.

Renato: Janë keq punët ëëë.

Vilsoni: Ça thua ore??

Renato: Po jo kanë folur, po jo kështu, nuk e bën, e di unë ça ngatërron…

Se pse është vendosur të jepet një vendim kundër Vilsonit, këtë e zbardh në telefonatë një ditë përpara vendimit Enardi, personi i kontaktit mes Renato Mellarajt dhe Agron Lumneshit.

Enardi: Ata janë të acaruar vëlla. Nuk ka mundësi. E merr vesh ti apo jo? Është bërë lëmsh vëlla. Nuk e di unë ça keni bërë ju. I keni q… motrën, e keni bërë tellall o burrë. Jo janë dhënë kaq, jo sbëjnë kaq. Po çështë kështu o vëlla në telefon.

Renato: Të dhanë ndonjë shpresë kështu?

Enardi: Po ti mos më fol më tani, ik tashi, hajt më ler rehat.

Të nesërmen, dmth ditën kur jepet vendimi, Enardi flet me Vilsonin.

Vilsoni: Po të më kishin kthyer të paktën.

Enardi: Po nuk kanë pasyr bythë më, o të kam vëlla, nuk kanë pasur më bythë të bëjnë gjë.

Vilsoni: Po pse nuk e kthyen?

Enardi: Po se ky numri jot është lexuar komplet or burrë, ça është bërë, ça sështë bërë. E kupton vëllain tënd që nuk kishte asgjë o vëlla, ata kanë qenë gjithmonë me mua, ore ishte çdo gjë o vëlla e kopsitur, vetëm nga ata ça kemi folur, jo i janë dhënë kaq, jo avokati kaq, nuk ka shanse të jetë nga ata të mitë, hiqe nga mendja!

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›