AKK: 84 zyrtarë nuk deklaruan pasurinë

Agjencia Kosovare kundër Korrupsionit ka bërë të ditur se 84 zyrtarë nuk kanë deklaruar pasurinë te kjo agjenci, sipas afatit të caktuar. Kjo agjenci, ka bërë të ditur se nga zyrtarët publikë, 95 % kanë deklaruar pasurinë brenda afatit kohor, të cilin e përcakton ligji për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë dhe të Dhuratave.
Sipas këtij ligji, numri i zyrtarëve të lartë publikë, të cilët kanë pasur për detyre te bëjnë deklarimin e pasurisë së tyre tek Agjencia kundër Korrupsionit, ka qenë 1830, ndersa 1746 e kane permbushur.