E Diel, 1 Nëntor 2026

E.Coli terrorizon Francen 6 mije femije ne spital

Bakteri i E-Colit terrorizon Francën. Pesë fëmijë janë shtruar në spital në veri të vendit, pasi kanë konsumuar mish lope të infektuar nga bakteri i  Esherica Coli, konfirmuan zyrtarët e shëndetësisë. Tashmë, francezët druajnë një shpërthim më të gjerë të sëmundjes.

Dyshimet kanë rënë mbi disa paketime që mbanin emërtimin Country Steaks e që shiteshin në zinxhirin e supermaketeve gjermane Lidl. Kutitë e dyshuara kishin datën e skadimit 10 maj, 11 dhe 12 maj thanë zyrtarët.

Të mërkurën gjashtë fëmijë, të moshës ndërmjet 20 muaj dhe tetë vjeç nga qytete të ndryshme të rajonit Calais de Pas Calais, u dërguan në spital në Lille me simptomat e E. Colit. Një nga fëmijët doli shpejt nga spitali, ndërsa pesë të tjerë janë në një "gjendje të rëndë" dhe ende po trajtohen në spital.

Tre janë duke u trajtuar me hemodializë, një metodë për heqjen e mbetjeve në gjak në rastet kur veshkat dalin jashtë funksionit. Zyrtarët thonë se bëhet fjalë për një patogjen të veçantë që nuk ka lidhje me bakteren e gjetur tek perimet që  u ka marrë jetën 36 personave  në Gjermani dhe një tjetri në Suedi.

Delina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›