Prishja e Kopshit Botanik, çështje ditësh

Kopshti Botanik do të prishet dhe kjo është vetëm çështje ditësh. Paralelisht me Ministrinë e Mjedisit që po shqyrton dokumentacionin për të dhënë lejen mjedisore, Ministria e Transporteve deklaron se nuk ka asnjë mundësi tjeter për të evituar prishjen e këtij kopshti. Referuar një propozimi të ambientalistëve, Ministria e Transporteve, deklarohet kunder ndërtimit të mbi ose nënkalimeve në këtë zonë, duke e lidhur këtë me mungesën e fondeve dhe kohës së gjatë që një projekt tjeter do të merrte.
Ndërtimi i Unazës së Madhe është diskutuar në një tryezë të organizuar në Ministrinë e Mjedisit, ku morën pjesë përfaqësues nga grupe të ndryshme interesi. Projekti i Unazës së Madhe është kontestuar per shkak të cënimit që ai i bën një hapësire të konsiderueshme të Kopshtit Botanik. Ndërtimi i Unazës së Madhe do të kushtojë 2 miliard lekë për një gjatësi prej 3.1 km.